Komandanti i Kforit TURK viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.
Vizita u realizua në Shërbimin e Gjinekologjisë, shërbim i cili luan një rol thelbësor në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të grave, duke ofruar kujdes mjekësor për një numër të madh pacientesh çdo vit.
Për të garantuar shërbime cilësore, të sigurta dhe në përputhje me standardet bashkëkohore mjekësore, ekziston nevoja për përmirësim dhe pajisje shtesë në infrastrukturë, aparatura mjekësore dhe materiale.
Mbështetja nga Kfori TURK në formën e donacioneve do të kontriboj drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimit, përmirësimin e kushteve të trajtimit dhe në përfitim të drejtpërdrejtë të pacienteve që trajtohen në shërbimin e gjinekologjisë.

