Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Radio Star se rreth orës 18:00 ka ndodhur një incident me armë zjarri në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit, ku si pasojë një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet janë duke zhvilluar hetime dhe në kërkim të personave të dyshuar.
Togeri Ismet Hashani ka deklaruar se rreth orës 18:00 Policia e Kosovës ka pranuar informacion për një incident me armë zjarri të ndodhur në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit, ku njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit kanë gjetur e sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin, ndërsa sipas informacioneve fillestare dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje; si pasojë, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe po trajtohet nga autoritetet shëndetësore, ndërkohë që policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar.

