Kryetari Rahimaj: Dr. Besart Kryeziu është Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Rahimaj në rrjete sociale ka shkruar se: Jemi duke punuar vazhdimisht deri në konsolidimin e plotë të ekipit tonë qeverisës.
Një profesionist i shëndetësisë familjare, një djal i ri dhe pasionant për profesionin e tij e për një numër hobish, po merr një obligim të ri.
Besarti do të udhëheq një nga sektorët më të rëndësishëm komunal, atë të shëndetësisë, ku na presin punë e projekte të jashtëzakonshme.
Dr. Besarti ka qenë i angazhuar në QKMF-në e Kamenicës dhe është Specializant në Pediatri në QKUK në Prishtinë.
Ka punuar si prezantues mjekësor i kompanisë Sandoz Pharmaceutical e menaxher operativ në Exlusive Corporation.
Me super aftësi në menaxhim e njohuri edhe për tri gjuhë të huaja.
Këto janë vetëm disa nga arsyet që e bëjnë Besartin, kandidatin më të mirë për këtë pozitë.
Na priftë e mbara Dok.

