Bajram Isufi do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Drejtorit të Bujqësisë në Komunën e Gjilanit edhe për një mandat të ri katërvjeçar, në kuadër të qeverisjes së kryetarit Alban Hyseni.
Isufi, i cili konsiderohet si një nga drejtorët më aktivë gjatë mandatit të kaluar, ka dëshmuar angazhim të vazhdueshëm në drejtimin e këtij dikasteri të rëndësishëm, duke qenë pranë fermerëve dhe duke mbështetur sektorin e bujqësisë në nivel lokal.
Gjatë mandatit të tij, ai ka qenë i fokusuar në përmirësimin e shërbimeve për bujqit, rritjen e mbështetjes institucionale dhe forcimin e bashkëpunimit me komunitetin bujqësor, me synim zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori.
Me vazhdimin e mandatit të ri, Isufi pritet të thellojë më tej politikat dhe projektet në shërbim të bujqve, duke e bërë Drejtorinë e Bujqësisë më të afërt dhe më funksionale për ta./Radio Star/

