Drita e ka nisur me fitore stinorin pranveror në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Ferizajn me rezultat minimal 0:1 në kuadër të xhiros së 19-të.
Skuadra nga Gjilani arriti të marrë tri pikë të rëndësishme në këtë përballje, duke kontrolluar ndeshjen dhe duke e ruajtur avantazhin deri në fund. Ferizaj provoi të reagojë, por pa arritur të gjejë golin e barazimit.
Me këtë fitore, Drita e çon në 32 numrin e pikëve dhe e nis në mënyrën më të mirë pjesën e dytë të kampionatit.

