Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë–Gjilan, më saktësisht në afërsi të Liqenit të Badovcit. Sipas dëshmitarëve, rasti është trajtuar nga Policia e Kosovës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ende nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar, ndërsa qarkullimi në këtë pjesë të rrugës ka qenë përkohësisht i vështirësuar. Autoritetet janë duke u marrë me rastin./Radio Star/

