Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve janë drejt përfundimit, në kuadër të një investimi prej rreth 1 milion eurosh.
Sipas tij, projekti, i realizuar në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, do të transformojë hapësirën ekzistuese në një objekt funksional me standarde bashkëkohore, duke ofruar kushte më të mira për udhëtarët dhe transportuesit vendorë e ndërkombëtarë.

