Astoria Luxury & SPA i bashkohet karavanit qytetar në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare, duke riafirmuar përkushtimin ndaj parimeve themelore të lirisë, dinjitetit dhe respektit për sakrificën kombëtare.
Në një kohë kur drejtësia kërkon zë të qartë dhe qëndrim të vendosur, ne besojmë se ajo duhet të mbetet e pavarur, e paanshme dhe e paprekshme nga ndikimet politike. Ruajtja e vlerave për të cilat u sakrifikua është përgjegjësi e përbashkët dhe detyrim moral ndaj historisë sonë.
Më 17 shkurt, të bashkuar dhe me dinjitet, i bashkohemi marshit “Drejtësi, jo politikë”, për të dëshmuar se liria ka emër dhe se drejtësia është themel i një shoqërie të drejtë e demokratike.
Së bashku për drejtësi. Së bashku për vlerat.

