Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të Jakup Berishës, një prej figurave më të respektuara të qytetit, që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit dhe sportit.
Në një telegram ngushëllimi, Hyseni thekson përkushtimin qytetar, integritetin dhe punën e palodhur të Berishës, si dhe rolin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit kosovar dhe në formimin e brezave të rinj të sportistëve. Ai shpreh solidaritet dhe ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Berishës, duke theksuar se kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm.

