Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e 15-të këtë vit, e kryesuar nga Kreshnik Radoniqi, ku mori vendim për rekomandimin e 18 kandidatëve të radhës për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Vendimi u mor bazuar në kërkesën e presidentes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, të dorëzuar më 12 shkurt 2026, për të rekomanduar kandidatët e ligjshëm që do të zëvendësojnë deputetët që kanë dhënë dorëheqje nga pozita e tyre.
Komisioni veproi në përputhje me nenin 112, paragrafi 4 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, duke certifikuar kandidatët e radhës nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvend, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Lista e kandidatëve të rekomanduar do të publikohen sipas tabelës zyrtare të KQZ-së. Ky proces siguron vijimësinë e përfaqësimit në Kuvend dhe zbatimin e rregullave ligjore për zëvendësimin e deputetëve.
Më poshtë gjeni 18 emrat e rekomanduar.
ALBIN KURTI / EGZON AZEMI
GLAUK KONJUFCA / FAHRUSH REXHEPI
HEKURAN MURATI /BAJRAM MAVRIQI
DONIKA GËRVALLA – SCHËARZ / LUAN ALIU
XHELAL SVEÇLA / DRITON HYSENI
HAJRULLA ÇEKO / ENVER DUGOLLI
MIMOZA KUSARI LILA / ARIJETA REXHEPI
EJUP MAQEDONCI / SHQIPE ISUFI
ANDIN HOTI / AFËRDITA HAJRIZI
ARBEN VITIA / EJUP AHMETI
SARANDA BOGUJEVCI / AVDULLAH KLINAKU
ARMEND MUJA / MYTAHER HASKUKA
FITORE PACOLLI / DALIPI BYLBYL SOKOLI
ARTANE RIZVANOLLI / BERISHA ILIR QERIQI
DIMAL BASHA / MIMOZA SHALA
ELBERT KRASNIQI / FRIDON LALA
NENAD RAŠIĆ / LAZAR RADULOVIĆ
RASIM DEMIRI / BAHRIM ŠABANI.

