Lëvizja VETËVENDOSJE! pritet të ketë ndryshime në Grupin e saj Parlamentar, pas emërimit të 15 deputetëve në poste ministrore në kuadër të Qeverisë Kurti 3.
Me marrjen e detyrave në ekzekutiv, këta deputetë do të lirojnë ulëset e tyre në Kuvendin e Kosovës, ndërsa mandatin pritet ta marrin kandidatët vijues nga lista zgjedhore e kësaj partie.
Sipas burimeve brenda partisë, në vend të tyre në Kuvend pritet të betohen: Egzon Azemi, Fahrush Rexhepi, Bajram Mavriqi, Luan Aliu, Driton Hyseni, Enver Dugolli, Arijeta Rexhepi, Shqipe Metaj Isufi, Afërdita Hajrizi, Ejup Ahmeti, Avdullah Klinaku, Mytaher Haskuka, Bylbyl Sokoli, Ilir Qeriqi dhe Mimoza Shala.
Ndryshimet në përbërjen e Grupit Parlamentar pritet të formalizohen pas procedurave zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe betimit të deputetëve të rinj në seancë plenare./Gazeta10

