Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka dalë në mbështetje të organizimit të marshit “Drejtësi, jo politikë” që do të mbahet më 17 shkurt në ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
FFK ka thënë se ata do t’i bashkohen këtij marshi, ku u ka bërë thirrje edhe komunitetit të futbollit dhe qytetarëve që të marshojnë në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.
Postimi i plotë:
DREJTËSI, JO POLITIKË!
FFK i bashkohet protestës së organizuar nga platforma “Liria ka Emër” dhe u bën thirrje komunitetit të futbollit dhe të gjithë qytetarëve që të marshojnë për drejtësi dhe në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.
📆 17 shkurt, 2026
⏰ 14:00
📍 Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë
#LiriaKaEmër

