Kushtrim Kadriu, ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, ka ngritur shqetësime serioze për moszbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në këtë qytet.
Sipas tij, megjithëse ligji është miratuar që nga viti 2013, realiteti në terren tregon se shumica e lokaleve vazhdojnë ta shkelin atë hapur, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe duke vënë në pikëpyetje punën e inspektorëve përgjegjës për zbatimin e tij.
Kadriu thekson se situata ka arritur në atë pikë sa dalja për një kafe pa u ekspozuar ndaj tymit të duhanit është bërë pothuajse e pamundur.

