Mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu dhe bore pritet të mbajë gjatë javës së ardhshme në Kosovë.
Në ditën e parë të javës, e hënë, moti do të jetë i vranët e intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të sillen nga -2 deri në 0 gradë celsius, ndërsa më të lartat nga 7 deri në 9 gradë.

