Fluksi i madh i bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë, ka bërë që në pikat kufitare të ketë pritje të gjata.
Pritje të gjata janë parë edhe mëngjesin e sotëm në pikë kalimin kufitar në Merdarë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, për të hyrë në Kosovë nga pikë kalimi kufitar në Merdarë, qytetarët duhet të presin prej 2 deri në 2 orë e gjysmë.
Ndërsa për të dalë nga Kosova në këtë pikë kalim, duhen vetëm 5 deri në 10 minuta.
Ndërkaq më të vogla janë pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku pritja për të hyrë në Kosovë është 15 deri në 20 minuta kurse për të dalë nga Kosova 5 deri në 10 minuta.