Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief Kosova, kanë filluar me shpërndarjen e 350 pakove ushqimore për familjet me fëmijë jetimë në kushte të vështira jetësore dhe familjeve në nevojë.
Kjo po bëhet në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Shpërndarja e 350 pakove ushqimore po bëhet nga zyrtarë të Komunës së Gjilanit bashkë me ata të organizatës Islamic Relief Kosova në Gjilan.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se
sot ndanë mbi 350 pako me gjëra elementare për familjet në nevojë, përmes bashkëfinancimit me Organizatën “Islamic Relief Kosova” dhe Komunën e Gjilanit.
Sipas tij këto pako u shpërndanë në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, si shenjë solidariteti, kujdesi dhe mbështetjeje për familjet që kanë më së shumti nevojë për përkrahje.
“Falënderoj sinqerisht “Islamic Relief Kosova” për kontributin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin, që gjithmonë shndërrohet në ndihmë konkrete për qytetarët tanë”, tha kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

