Mr. Sc. Refik Hasani
Në bisedimet Prishtinë-Beograd, pse vazhdojnë të mbetën jashtë këtyre bisedimeve shqiptarët e Krahinë së Preshevës, të cilët dje miratuan një deklaratë politike.
Në kohën që po flitet si asnjëherë më parë për arritjen e një marrëveshje të quajtur finalja e bisedimeve Prishtinë-Beograd, shqiptarët nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës sikur me të drejtë presin dhe kërkojn të mos mbetën jashtë këtyre bisedimeve. Dje,Këshilltarët shqiptarë të tri kuvendeve komunale aprovuan një deklaratë politike. Është deklarata e parë pas vendimit mbi formimin e Asociacionit të shqiptarëve të kësaj krahine të 12 shtator të vitit 2015. Kjo më shumë përngjan një lutje drejtuar instancave dhe bartësve më të lartë të Republikës së Kosovës që të jen pjesë e bisedimeve në Bruksel.
Zgjedhjet për Këshillin Nacional
Përveq zgjedhjeve që mbahen për Kuvende Komunal në tri komunat shqiptare, mbahen e organizohen edhe zgjedhjet për Këshillat Kombëtare të Pakicave. Këto zgjedhje të treta me radhë tani jan shpallur dhe do të mbahen këtë vit.Nga ajo që për këto vite të funksionimit të këtyre këshillave nuk është vrejtur që ka ndonjë përmisim të drejtave të njeriut dhe drejtave kolektive apo në përmsim të kushteve të jetesës. Prandaj,lufta që është dukur nga zgjedhjet e kaluara për këto këshilla tani së paku nga koha që ka kaluar ka treguar nuk duhet dhe nuk ka nevoj shpenzime të energjisë. Mesazhi jo vetëm përmes këtij shkrimi por edhe i gjithë opinionit të gjërë që forumi i këshilltarëve komunal shqiptarë të takohen, konsultohen së bashku me Kryetar Komune, Kryesues subjekte politike dhe shoqata të jen unik dhe të tregohet një klim më e mirë. Më shumë do të duhej përkushtim lidhur me referendumin e mbajtur më 1 e 2 mars 1992. Këto Këshilla që më shumë i shkojn për shtati Beogradit për të prodhuar efekte para BE-ës sikur i respekton të drejtat e njeriut dhe kolektiv.
Beogradi pas Lapidarit të UÇPMB-ës,don të heqë edhe pllaka e Memorialet, duke i ndaluar edhe më ligj!?
Pas heqjes së Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë më 20 Janar 2013, që ishte një mos organizim i duhur në mbrojtje të këtij lapidari e që ran në provim subjektet politike të tri komunave.Edhe më herët e kemi shprehur publikisht që lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë i është dashur t’i bëhet një roj nderi ditë e natë. Tani gjithnjë e më shumë Beogradi zyrtar kërkon që edhe përmesë miratimit të ndonjë ligji për Memorialet të ndalohen dhe rrënohen edhe lapidarë, pllaka, memoriale e shtatore të luftëtarëvë të UÇPMB-ës. Beogradi kështu së paku edhe nëse nuk i heqë memorialet tjera krijon një pasiguri që mos të vazhdohet të vendosen tjera. Sikur të ishin insistues Tirana e Prishtina zyrtar që Lapidari i UÇPMB-ës të khtehet në vendin që ishte vendosur tani Beogradi nuk do të kërkonte rrënimin edhe të lapidarëve tjerë