Në kuadër të aktiviteteve humanitare për muajin e shenjtë të Ramazanit, kryetari i Gjilan, Alban Hyseni, ka njoftuar për shpërndarjen e miellit dhe produkteve të tjera elementare për familjet në nevojë.
Kjo iniciativë, e realizuar në bashkëpunim me Degën e Bashkësisë Islame në Gjilan, synon të ofrojë mbështetje konkrete për qytetarët që kanë nevojë, duke forcuar solidaritetin dhe përkujdesjen sociale gjatë kësaj periudhe të veçantë.

