Ka përfunduar ndeshja mes FC Drita dhe NK Celje, e vlefshme për fazën “Play-off” të Conference League.
Pjesa e parë u mbyll me epërsi 0:2 për skuadrën sllovene, e cila shfrytëzoi më mirë rastet e krijuara dhe ndëshkoi gabimet në repartin defensiv të vendasve.
Në pjesën e dytë, Drita u shfaq krejtësisht ndryshe. Ekipi gjilanas mori kontrollin e lojës, rriti intensitetin dhe dominoi pothuajse gjatë gjithë pjesës së dytë. Përpjekjet u konkretizuan me golat e Blerim Krasniqit dhe Liridon Balajt, që barazuan shifrat në 2:2 dhe rikthyen emocionin në stadium.
Megjithatë, në minutat shtesë të takimit, Celje realizoi golin e tretë, duke vulosur fitoren 2:3.
Pas një jave, Drita do të udhëtojë në Slloveni për të zhvilluar ndeshjen e kthimit ndaj Celjes, ku do të synojë përmbysjen dhe kualifikimin në fazën e grupeve.

