Arianit Sadiku do të ushtrojë detyrën e nënkryetarit të Komuna e Gjilanit për mandatin katërvjeçar, nën udhëheqjen e Lëvizja Vetëvendosje. Burime të afërta me zhvillimet lokale bëjnë të ditur se Sadiku do të jetë pjesë e ekzekutivit komunal në përbërjen e re drejtuese.
Sadiku ka një përvojë të mëhershme në institucionet lokale, ku për një periudhë ka ushtruar funksionin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit. Megjithatë, ai u shkarkua nga ky post pas një votimi nga opozita, e cila në atë kohë kishte shumicën e votave në kuvend.
Në nivel qendror, Sadiku ka qenë i angazhuar si këshilltar në kabinetin e ish-ministrit Liburn Aliu në Ministrinë e Infrastrukturës, si dhe këshilltar i zëvendësministrit Hysen Durmishi.
Në zgjedhjet e fundit lokale, ai ka marrë besimin e qytetarëve për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal të Gjilanit. Sadiku konsiderohet si një nga anëtarët e hershëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, duke qenë i përfshirë që nga fazat e para të organizimit të saj në këtë komunë dhe duke kontribuar në aktivitete dhe kauza të ndryshme qytetare.
Emërimi i tij si nënkryetar i komunës pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, në kuadër të konstituimit të plotë të strukturave drejtuese për mandatin e ri./Radio Star/

