Dy vëllezër janë arrestuar në Gjilan pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.
Në raportin policor bëhet me dije se gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar një revole me leje.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

