Slkuadra gjilanase e futbollit, FC Drita ka humbur edhe ndeshjen e dytë në Champions League nga skuadra Malmo FF.
Pas humbjes në takimin e parë (0-3) dhe në këtë takim me rezultat 2 me 0, (rezultati i përgjithshëm 0-5), Drita është eliminuar nga gara në Champions League, por bardh e kaltrit do të vazhdojnë tutje garën e tyre, tani në Europa League.
Drita FC, tani do të takohet me kampionin e Luksemburgut, F91 Dudelange dhe se ballafaqimi i parë do të jetë me datën 26 korrik, takim ky që zhvillohet në Luksemburg, derisa ndeshja e kthimit do të luhet më 2 gusht, në Kosovë.