Sot janë zhvilluar ndeshjet e Kupës së Kosovës, ku në përballjen mes Ballkanit dhe Gjilanit, skuadra e drejtuar nga Debatik Curri u mposht me rezultat 2:1.
Goli i realizuar nga Senad Jarovic nuk mjaftoi për kualifikim tutje të skuadrës gjilanase, duke i dhënë fund aventurës së saj në këtë garë. Kupa ishte kompeticioni i vetëm ku Gjilani kishte mbetur në garë, por ëndrra për trofe përfundoi sot.
Tashmë fokusi i Gjilanit zhvendoset plotësisht në kampionat. Të hënën, Gjilani i rikthehet Superligës, ku do të jetë mysafir i Ferizajt.

