Në prag të ndeshjes vendimtare ndaj FC Floriana në UEFA Conference League, trajneri i FC Drita, Zekirija Ramadani, u bëri thirrje tifozëve të jenë pranë skuadrës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së sinqertë në stadium.
“Më mirë pak tifozë të sinqertë në stadium se sa shumë analistë në tribunë”, deklaroi Ramadani, duke nënvizuar se në ndeshje të tilla vendimtare ekipi ka nevojë për përkrahje të pakushtëzuar nga tifozët.
Drita synon kualifikimin në raundin e ardhshëm dhe atmosfera në stadium pritet të jetë një faktor i rëndësishëm në këtë përballje.

