Mërgimtaret të cilët për pushime vinë në Kosovë, për çdo vit ballafaqohen me pritje të gjata nëpër pikat kufitare.
Mirëpo, për të lehtësuar ardhjen e tyre në kufi, Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar vendosjen e pikave shtesë të kontrollit në Merdar dhe Dheu i bardhë
Me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare, kërkova nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, që në Merdare dhe te Dheu i Bardhë të vendosen pika shtesë të kontrollit të dokumenteve dhe më shumë policë kufitarë. Kësisoj do të lehtësohen procedurat dhe pritjet e paarsyeshme të bashkëatdhetarëve tanë në kufi”, ka thënë Haradinaj.
Ai në fund të shkrimit u ka uruar mirëseardhje në atdhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Ndryshe, edhe Policia ka bërë të ditur se këto ditë ka shtuar numrin e personelit nëpër pikat kufitare, në mënyrë që të monitorohet mirë gjendja atje.