Learta Hollaj nga Presidenca, ka demantuar Shefen e GP të LVV Arbërie Nagavci se i kanë ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet e deputetëve të tyre që të shpall kandidaturën e saj për presidente.
“Demant. Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës. Kjo është gënjeshtër!”, ka shkruar ajo.

