Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani të hyjë në garë për të parin e shtetit, si kundërkandidate e Glauk Konjufcës.
Në një postim në Facebook, Kryeziu-Hyseni tha se LVV-ja është e gatshme t’ia japë 30 nënshkrimet dhe ta testojë mbështetjen në Kuvend.
“Nëse Vjosa Osmani beson se gëzon më shumë mbështetje se Glauk Konjufca, ne jemi të gatshëm t’ia japim nënshkrimet që të kandidojë dhe ta testojë këtë mbështetje. Është Kuvendi ai që vendos dhe aty matet vullneti”, tha Kryeziu Hyseni.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar këshilltarja e Osmanit, Agnesa Vitia, e cila tha se po shihet që LVV-ja nuk ka pasur asnjë votë për Osmanin.
“Me këtë ju po e pranoni që s’keni pasur asnjë votë për Presidenten Osmani, dhe se presidenten e keni konsideruar kundërshtare”, shkroi Vitia në Facebook.

