Deputetja e Kuvendi i Kosovës, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar përmes një statusi publik duke theksuar se institucioni më demokratik për të testuar mbështetjen politike është Kuvendi.
Në një deklaratë që u interpretua si thumbim ndaj Presidentes Vjosa Osmani, Kryeziu-Hyseni u shpreh se nëse Osmani beson se gëzon më shumë mbështetje sesa Glauk Konjufca, atëherë ekziston gatishmëri që t’i sigurohen nënshkrimet për kandidim, në mënyrë që kjo mbështetje të testohet përmes votës.
“Nëse Vjosa Osmani beson se gëzon më shumë mbështetje se Glauk Konjufca, ne jemi të gatshëm t’ia japim nënshkrimet që të kandidojë dhe ta testojë këtë mbështetje. Është Kuvendi ai që vendos dhe aty matet vullneti,” ka shkruar ajo.
Deklarata e saj vjen në një kohë tensionesh politike, duke rikthyer në fokus rolin e Kuvendit si institucioni kyç ku përcaktohet vullneti politik përmes votës së deputetëve./Radio Star/

