Në këtë konferencë që erdhi pas ngjarjeve të mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës, Osmani thasë qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje
“Këtë situatë e ka krijuar dështimi i kuvendit për ta kryer detyrën e tyre kushtetuese. Askush nuk do të duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, sidomos në këtë moment kur vendi ka nevojë për stabilite, por këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”
Zvarritjet, sipas saj, do të krijonin situata shumë të rrezikshme.
“Një vend pa qartësi kushtetuese, një proces i zvarritur pa fund siç e kemi parë gjatë gjithë vitit 2025 dhe një shtet që fillon ta relativizojë edhe kushtetutën e tij” .

