Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për transport ilegal të kafshëve në fshatin Lladov të Gjilanit.
Policia njofton se rasti ndodhi mëngjesin e së enjtes kur zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet.
Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur 9 qingja për të cilët i dyshuari nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm për transport.
“Me vendim të prokurorit dhe të zyrtarit të AVUK, i dyshuari dhe kafshët janë liruar dhe rast shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor

