Kryetari i komunës, Kadri Rahimaj, ka prezantuar Master Planin për zhvillimin e zonës “Bahçe”, me synim shndërrimin e saj në një hapësirë moderne dhe të gjelbër për qytetarët.
Projekti parasheh zhvillimin e rreth 6 hektarëve me hapësira rekreative dhe atraksione si kopsht botanik, muze të natyrës, liqen artificial, kullë vrojtuese, kënde për fëmijë dhe fusha sportive. Në plan përfshihen edhe shtigje për ecje, vrapim dhe biçikleta, si dhe zona për biznese, gastronomi dhe ndërtimin e një hoteli.
Sipas Rahimajt, projekti synon të krijojë më shumë hapësira të gjelbra dhe mundësi të reja zhvillimi për qytetin.

