Njoftim për Qytetarët
Menaxhmenti i SP Gjilan njofton qytetarët – shfrytëzuesit e shërbimeve tona se aktualisht jemi në fazën e renovimit të hapësirave kryesore, prandaj, gjatë këtyre dy viteve do të përballemi me reduktim të kapaciteteve tona, por ju sigurojmë se angazhimi dhe përkushtimi i personelit profesional do të jetë në maksimum.
SP Gjilan, si asnjëherë më parë, ka mbështetjen e vazhdueshme nga MSh si dhe ShSKUK në realizimin e projekteve të mëdha dhe arritjen e synimeve tona.
Gjatë kësaj periudhe kohore kërkojmë gjithashtu mirëkuptimin tuaj, pasi që jemi duke u përballur edhe me mungesë të disa profileve të profesionistëve shëndetësorë, por jemi në proces të zgjidhjes shumë të shpejtë edhe të këtij problemi.
Po ashtu, në rast të pakënaqësive të evidentuara ndaj personelit shëndetësor, ju sigurojmë se do të merren masat adekuate që janë në fuqi.

