Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, zhvilloi sot një takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Shoqatës së Kontabilistëve dhe Auditorëve të Certifikuar të Kosovës, znj. Teuta Ukshini Aliu.
Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e rolit të kontabilistëve dhe auditorëve në garantimin e cilësisë profesionale në raportimin financiar, si dhe në forcimin e transparencës dhe besueshmërisë së sistemit financiar dhe tatimor në vend.
Drejtori i Përgjithshëm theksoi se respektimi i standardeve profesionale, integriteti dhe përgjegjësia profesionale e kontabilistëve dhe auditorëve janë elemente kyçe për funksionimin e një sistemi tatimor të drejtë dhe efikas, si dhe për rritjen e besimit të institucioneve dhe të publikut në raportimin financiar.
Nga ana e saj, Drejtoresha e SHKACK nënvizoi përkushtimin e profesionistëve të kësaj fushe për të kontribuar në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë profesionale dhe në zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe auditimit.

