Drejtoria për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi njofton qytetarët e Komunës së Kamenicës se ka filluar zyrtarisht procesi i rindërtimit të Kadastrit në disa zona kadastrale të komunës.
Rindërtimi i kadastrit po realizohet në këto Zona Kadastrale: Hogosht, Karaçevë e Epërme, Karaçevë e Poshtme, Petrovc dhe Moçar.
Ky projekt paraqet një ndër ndërhyrjet më të rëndësishme në fushën e administrimit të pronës, pasi do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e sistemit kadastral, saktësimin dhe përditësimin e të dhënave pronësore, si dhe në forcimin e sigurisë juridike për të gjithë pronarët.
Përmes këtij procesi synohet krijimi i një regjistri më të saktë dhe më të besueshëm të pronave të paluajtshme, duke lehtësuar procedurat administrative për qytetarët dhe duke rritur transparencën në menaxhimin e pronës.
Drejtoria njofton se të gjitha shërbimet që ofrohen në kuadër të këtij projekti për pronarët janë pa pagesë.
Lidhur me këtë projekt, do të mbahen takime informuese me qytetarët në objektet shkollore të fshatrave ku do të realizohet rindërtimi i zonave kadastrale, sipas këtij orari:
📅 02/04/2026
🕔 Ora 17:00 – ZK Moçar
🕖 Ora 19:00 – ZK Hogosht
📅 03/04/2026
🕔 Ora 17:00 – ZK Karaçevë e Epërme
🕖 Ora 19:00 – ZK Karaçevë e Poshtme
📅 06/04/2026
🕔 Ora 17:00 – ZK Petrovc
Për më shumë informata, qytetarët mund të vizitojnë: https://kadastra.info dhe të plotësojnë pyetësorin përkatës.

