Të dashur qytetarë,
Me rastin e Fitër Bajramit, ju uroj nga zemra festën, me lutjen që agjërimi dhe lutjet tona gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të jenë pranuar si shenjë e përkushtimit dhe besimit tonë.
Kjo ditë e bekuar le të na gjejë më të bashkuar, me më shumë mirësi, sinqeritet dhe kujdes për njëri-tjetrin. Uroj që Fitër Bajrami të sjellë paqe, begati dhe harmoni në çdo familje, si dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe të Kosovës.

