QKMF Gjilan ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit, një ditë e shënuar për besimtarët myslimanë, duke përcjellë mesazhe paqeje, shëndeti dhe solidariteti.
Përmes një fotografie simbolike të publikuar nga ekipa kujdestare, kjo qendër ka shprehur përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj komunitetit, duke theksuar se shërbimet shëndetësore nuk do të ndërpriten as gjatë ditëve festive.
“Edhe në ditët e festave, ne mbetemi në shërbim të qytetarëve,” thuhet në mesazhin e ekipit kujdestar, duke nënvizuar rëndësinë e kujdesit shëndetësor të pandërprerë për të gjithë qytetarët.
Ky angazhim dëshmon për profesionalizmin dhe përkushtimin e stafit shëndetësor, i cili edhe në momente festive vazhdon të qëndrojë pranë nevojave të pacientëve.
Me këtë rast, QKMF Gjilan u ka uruar të gjithë qytetarëve festën e Fitër Bajramit, duke dëshiruar shëndet, harmoni dhe mirëqenie në familjet e tyre./Radio Star/

