FC Drita ia ka dedikuar fitoren në derbin ndaj SC Gjilani ish-zyrtares së klubit, Elif Sherifi, e cila ndërroi jetë ditë më parë.
Pas përfundimit të ndeshjes, klubi nga Gjilani publikoi një mesazh emocional në faqen zyrtare, duke e përkujtuar me respekt dhe dhimbje të ndjerën.
“Kjo fitore sot shkon në qiell për engjëllin tonë, Elif Sherifi. Do të kujtojmë gjithmonë”, thuhet në reagimin e klubit.
Fitorja në derbin lokal mori kështu një kuptim edhe më të veçantë për FC Drita, duke u shndërruar në një homazh për kontributin dhe kujtimin e ish-zyrtares së tyre.

