Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbyll konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018/2019 për nivelin e studimeve baçelor.
Në bazë të statistikave, ka pasur një interesim mjaft të madh të maturantëve për të qenë studentë në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik, dhe atë të Shkencave Kompjuterike.
Fakulteti më i preferuar është Edukimi, ku për një vend studimi garojnë katër studentë.
Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e parë, për vitin akademik 2018-2019, në fakultet për të cilat ka qenë i hapur konkursi, do të regjistrojë 1218 studentë të rregullt në studime baçelor, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.
Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan sot , më 20 korrik është mbajtur provimi pranues.