Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se sot ka pritur në vizitë zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enis Kervan, së bashku me zëvendësdrejtoreshën e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), Hannah Grout.
Sipas tij, gjatë kësaj vizite u zhvillua një takim informues në Teatrin e Qytetit, ku u prezantuan mundësitë e rekrutimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), me qëllim inkurajimin e të rinjve të Anamoravës për t’iu bashkuar kësaj force.

