Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Gjilanit Dr.Afrim Cana ka realizuar një vizitë tek pacientët e dializës dhe stafi shëndetësor, të cilët aktualisht po trajtohen në Spitalin e Ferizajt, për shkak të renovimit të shërbimit të dializës në Spitalin e Gjilanit.
Gjatë kësaj vizite, Dr.Afrim Cana u njoh nga afër me kushtet e trajtimit dhe shprehu mirënjohje për përkushtimin e stafit, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së shërbimeve cilësore për pacientët.
Pacientët e dializës u shprehën të kënaqur me shërbimet e ofruara dhe kujdesin që po marrin gjatë kësaj periudhe, duke vlerësuar angazhimin e stafit mjekësor dhe kushtet e trajtimit.
Me këtë rast, drejtori falënderoi stafin, menaxhmentin e Spitalit të Ferizajt për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar, duke theksuar se kjo ndihmë ka qenë thelbësore për garantimin e trajtimit të pandërprerë të pacientëve, të cilët shum shpejt do të rikthehen në Spitalin e Gjilanit.

