Për vite me radhë, malet dhe peizazhet e Kosovës janë dëmtuar nga shfrytëzimi shpeshherë i pakontrolluar dhe përtej lejeve nga veprimtaria e gurëthyesve.
Për këtë arsye ministrja Fitore Pacolli ka ndërmarrë veprime konkrete duke nënshkruar sot një vendim urgjent dhe të pakompromis për vendosjen e rendit dhe ligjshmërisë në këtë sektor.
Vendimi obligon të gjithë operatorët e gurëthyesve që, në mënyrë të menjëhershme, t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të plotë të pajtueshmërisë ligjore, teknike dhe mjedisore.
Operatorët obligohen që brenda 15 ditëve t’i përgjigjen kërkesës së Ministrisë. Ky afat është i padiskutueshëm dhe mosdorëzimi i dokumentacionit brenda tij rezulton me humbjen e të drejtës për shqyrtim administrativ, si dhe aktivizimin e menjëhershëm të inspektimit të jashtëzakonshëm në terren.
#Atdhetjetërnukkemi

