Kryetari i Gjilani, Alban Hyseni, ka njoftuar për pranimin e një donacioni të rëndësishëm në funksion të rritjes së sigurisë për qytetarët, ku Njësia Profesionale e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit është pajisur me një automjet të ri zjarrfikës dhe pajisje përcjellëse.
Ky donacion, i mundësuar nga autoritetet e Cyrihut dhe organizata GVZ, vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve reaguese në mbrojtje të jetës dhe pronës në komunë.

