Ata që kërkojnë zgjedhje të reja, e din se edhe pas dhjet palë zgjedhjeve të reja, për zgjedhjen e presidentit, kompromisi mes partive është i domosdoshëm.
Ata që këmbëngulin në kërkesat e tyre ekskluzive për zgjedhjen e presidentit, duhet kuptuar se zgjedhja e presidentit nuk arrihet përmes këmbënguljeve të palëve por përmes marrëveshjes mes partive parlamentare.
Për zgjedhjen e presidentit duhet të arrihen këto tri marrëveshjes në mes të partive politike.
1.Marrëveshja e parë: Partitë duhet t’i hartojnë kriteret që duhet t’i plotësojnë kandidatët ose kandidatet për president, para se të propozohen kandidatëve.
2.Marrëveshja e dytë: Pas arritjes së marrëveshjes për kriteret, partitë duhet të propozojnë emra konkret për president ose presidente nga radhët e atyre që i përmbushin kriteret e përcaktuar në marrëveshjen e partive politike.
3.Marrëveshja e tret: Numri i të propozuarve nuk duhet të jetë i kufizuar.
Propozimet bëhen nga të gjitha partitë politike parlamentare, në një takim të përbashkët të tyre.
Të gjitha partitë duhet të propozojnë kandidat me emra konkret dhe ta arsyetojnë propozimin e tyre.
Propozimet vazhdojnë derisa për njërin kandidat të sigurohen votat e nevojshme për t’u zgjedhur president.
Zgjedhja e presidentit është kaq e thjesht për ata që kërkojnë zgjidhje, e kundërta e saj është humbja e kohës së vlefshme për vendin dhe qytetarët e saj.
Kohë për eksperimente nuk ka.

