Sot pata kënaqësinë të takoj nxënësit e shkollave të mesme të qytetit tonë, në një bashkëbisedim të hapur për rrugëtimin e tyre arsimor dhe planet tona për mbështetjen e rinisë.
Në këtë takim, ku morën pjesë edhe Drejtori i Arsimit, Jeton Rexhepi, si dhe profesorë të nderuar nga komuna jonë, diskutuam për të ardhmen e tyre dhe i njoftuam se edhe këtë vit komuna do të mbulojë shpenzimet për ekskursionin në Shqipëri.
Ky vendim është vazhdimësi e përkushtimit tonë për t’u qëndruar pranë nxënësve dhe familjeve të tyre, duke siguruar që asnjë maturant të mos mbetet pa e përjetuar këtë moment të rëndësishëm për shkak të kostove financiare.
Arsimi dhe rinia mbeten prioriteti ynë kryesor.
Urime të gjithë maturantëve dhe shumë suksese në përgatitjet e fundit!

