Kosova ka regjistruar një fitore spektakolare mbrëmjen e kaluar, duke mposhtur Sllovakia me rezultat 3-4, në një ndeshje plot ritëm dhe emocione deri në fund.
Një nga protagonistët kryesorë të takimit ishte mesfushori Florent Muslija, i cili realizoi një gol të bukur nga ndërprerja. Pas realizimit, ai shpërtheu në festë, duke mos e fshehur aspak gëzimin dhe emocionet për këtë moment të rëndësishëm.
Performanca dhe reagimi i tij nuk kaluan pa u vënë re. UEFA e përzgjodhi pikërisht festën e Muslijajt si “foton e javës”, duke e ndarë në rrjetet sociale me mbishkrimin: “📸 Favourite picture of the week! #WCQ”.
Ky vlerësim është një tjetër dëshmi e ndikimit që lojtarët e Kosovës po kanë në arenën ndërkombëtare, si me paraqitjet në fushë, ashtu edhe me momentet që kapin vëmendjen e opinionit sportiv.

