Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, pas takimit të rregullt me bordin e drejtorëve, ka bërë të ditur se ekzekutivi komunal ka analizuar progresin e deritashëm të qeverisjes lokale, duke theksuar përkushtimin për efikasitet, transparencë dhe realizimin e projekteve prioritare.
Në këtë takim janë shqyrtuar reformat në kadastër, ecuria e projekteve të mëdha infrastrukturore, si dhe hapat konkretë për përmbushjen e zotimeve të mandatit të ri, me fokus të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

