Kryeministei i Kosovës, Albin Kurti i është bashkuar valës së madhe të përkrahjes për Kombëtaren e Kosovës, duke përcjellë një mesazh motivues në prag të ndeshjes së rëndësishme në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Me fjalët “Gjithçka e jona është sonte në stadium”, ai ka theksuar rëndësinë e kësaj përballjeje për vendin dhe për ëndrrën e madhe të kualifikimit në Kampionatin Botëror.
Atmosfera në Stadiumi Fadil Vokrri pritet të jetë elektrizuese, ndërsa tifozët dhe institucionet janë bërë bashkë në mbështetje të ekipit kombëtar.

