Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë – luajmë së bashku!
Sot, në Ditën Botërore të Autizmit, fusha e FC Dritës u mbush me buzëqeshje të çmuara që vlejnë më shumë se çdo gol. Këta kampionë të vegjël na kujtuan se ndryshimi nuk është pengesë, por një ngjyrë shtesë që e bën botën tonë më të bukur dhe më të pasur me emocione.
Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me çerdhën “Ardhmëria 1” dhe edukatoret znj. Adelina Pocesta dhe znj. Njomza Ahmeti, të cilat me përkushtim ideuan dhe zbatuan këtë iniciativë së bashku me klubin.
Mesazhi është i qartë: le të ndërtojmë një botë ku çdo fëmijë ndihet i pranuar, i dashur dhe i barabartë. Sepse buzëqeshjet e tyre janë fitorja më e madhe për të gjithë ne.

