Më datë: 01.04.2026, Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. mbajti Mbledhjen e tretë (III) të rregullt për vitin 2026, në të cilën u trajtuan dhe u miratuan dokumente të rëndësishme për funksionimin efikas, përputhshmërinë ligjore dhe zhvillimin institucional të Ndërmarrjes 🚰.
Në këtë mbledhje, Bordi shqyrtoi dhe miratoi pikat kryesore në vijim:
Raporti i Punës për muajin shkurt 2026, me fokus në ecurinë e aktiviteteve operative, realizimin e objektivave të planifikuara dhe menaxhimin e sfidave gjatë kësaj periudhe.
Rregullorja për mbrojtjen, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave personale në KRU “Hidromorava” Sh.A., me qëllim të garantimit të privatësisë, sigurisë së të dhënave dhe përputhshmërisë me legjislacionin përkatës në fuqi.
Rregullorja për plotësim/ndryshimin e Rregullores nr. 1658, të datës 30.12.2025, mbi Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e vendeve të punës në KRU “Hidromorava” Sh.A., me synim përmirësimin e strukturës organizative, rritjen e efikasitetit dhe përshtatjen me nevojat aktuale të Ndërmarrjes.
Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti rikonfirmuan përkushtimin për forcimin e qeverisjes korporative, avancimin e praktikave të menaxhimit dhe garantimin e përputhshmërisë me standardet ligjore dhe profesionale.
📈 KRU “Hidromorava” Sh.A. mbetet e përkushtuar në rritjen e performancës institucionale, zhvillimin e qëndrueshëm dhe ofrimin e shërbimeve cilësore, të sigurta dhe të besueshme për të gjithë konsumatorët në zonën e saj të shërbimit.

