Ka përfunduar përballja mes Dritës dhe Malishevës, e vlefshme për Superligën e Kosovës, ku skuadra nga Gjilani ka arritur një fitore shumë të rëndësishme me rezultat 2:0.
Drita dominoi takimin dhe konkretizoi epërsinë me golat e realizuar nga Blerton Sheji dhe Kristal Abazaj, duke siguruar tre pikë të plota në këtë sfidë të rëndësishme.
Pas kësaj fitoreje, Drita vazhdon të kryesojë renditjen me gjithsej 51 pikë, duke konfirmuar formën e mirë dhe ambiciet për titullin kampion këtë sezon.

